Ekipet e UP-së luajnë për medalje në Kupën Botërore Universitare në Hendboll

16 Korrik 2022
SHARE

Për një javë rresht, në palestrën “1 Tetori” dhe në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës, FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll ka sjellë atmosferë të jashtëzakonshme. Në mesin e 14 ekipeve nga universitete të ndryshme botërore, ekipet e femrave dhe meshkujve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të garojnë të dielën për vendet e para në këtë garë. Ekipi i vajzave të UP-së të dielën, me datë 17 korrik 2022, duke nisur nga ora 13:00, ndeshet me ekipin nga Universiteti Palacký në Olomuc, Republika Çeke. Vajzat do të luftojnë për vendin e tretë në këtë garë. Ato treguan sukses në lojërat paraprake, ku u ndeshen me universitetet nga: Spanja, Kroacia, Koreja dhe Shqipëria.

Ndërkaq, të jashtëzakonshëm ishin djemtë e ekipit të Universitetit të Prishtinës në këtë kompeticion. Djemtë, të dielën, me fillim nga ora 19:00, do të ndeshen në finale me ekipin e Universitetit Kombëtar “Kangwon” nga Koreja. Në ndeshjet e zhvilluara gjatë Kupës, ata ofruan spektakël, duke shënuar shumë gola dhe duke shfaqur lojë të nivelit të lartë.

Lojërat do të zhvillohen në sallën “1 Tetori”, andaj ftoheni që të nga tribunat të përkrahni ekipet nikoqire.

Kupa Botërore Universitare në Hendboll 2022 është sjellë në Kosovë nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës dhe UP-ja është partner i kësaj ngjarjeje. 

#UnëJamUP