VentureUP ka hapur aplikimin për Programin e Novatorëve të Rinj (Youth Innovators Program)

10 Mars 2023
SHARE

Inkubatori i Universitetit të Prishtinës - VentureUP ka hapur thirrjen për aplikimin në Programin e Novatorëve të Rinj, në kuadër të nismës CrossScience të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, për të mbështetur studentët nga tetë universitete dhe kolegje në Kosovë, duke përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës.

Ky program ofron tre muaj trajnime, mentorim, qasje në financa, rrjetëzim, hapësirë pune dhe infrastrukturë.

Qëllimi i këtij programi është t’i ndihmojë studentët që hulumtimet apo prototipat e tyre t’i kthejnë në produkte apo biznese profitabile.

 Afati i fundit për aplikim është 12 marsi, në fund të ditës.

Për informacionet e plota rreth aplikimit, klikoni KËTU.

Linku për aplikim: shorturl.at/awMQT