Paraqitja e provimeve në SEMS - Afati i nëntorit

13 Nëntor 2021
SHARE

Njoftohen studentet e nivelit Bachelor dhe Master, se paraqitja e provimeve per afatin e nëntorit në SEMS bëhet nga data 13.11.2021 deri me datë 18.11.2021 në ora 16:00.

Në afatin e nëntorit studentët mund të paraqesin vetëm 2 provime.

 

Studentët e nivelit Bachelor per paraqitjen e provimin per heren e dyte e tutje duhet te shkarkojnë fletepagesën prej 1 Euro per provim.

Studentët e nivelit Master per paraqitjen e provimin per heren e dyte e tutje duhet te shkarkojnë fletepagesën prej 2.5 Euro per provim.

Shkarko manualin se si te shkarkohet fletepagesa.

 

  • Studentët e nivelit Bachelor dhe Master, fletepagesat(ata te cilet e paraqesin provimin e njejt dy here e më shumë) duhet t'i dorezojne fizikisht ne fakultet te zyrtari i sherbimit Bachelor dhe Master jo më vonë se me datë 18.11.2021 në ora 16:00.
  • Lëndët të cilat jane dysemestrale(që ligjërohen në dy semestra), studenti duhet t'i regjistroi dhe paraqet vetem ne semestrin e fundit të vitit te caktuar(per shembull lenda Anatomi funksionale eshte lende dy semestrale dhe i përket vitit te pare, ateherë ajo duhet të regjistrohet vetëm ne semestrin e dytë). Shiko lëndët në planprogram, kliko këtu.
  • Studentët duhet t'i paraqesin provimet brenda datave 13.11.2021 deri me datë 18.11.2021 në ora 16:00.

 

Nga Dekanati.