NJOFTIM PËR REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DIMËROR DHE VEROR

03 Mars 2021
SHARE

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në Universitetin e Prishtinës se për herë të fundit, nga data 03.03.2021 në orën 10:00 deri më datën 12.03.2021 në orën 15:00, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA, MA dhe PhD) në kuadër të UP-së, për vitin akademik 2020/21.

Regjistrimin e vitit akademik 2020/21 janë të obliguar ta bëjnë studentët e tri (3) niveleve të studimeve, të cilët i kanë përfunduar ligjëratat, ndërsa ende kanë të papërfunduara të gjitha provimet, seminaret, kollokviumet etj. Përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm studentët e nivelit baçelor, të cilët për herë të parë e kanë statusin e absolventit.

Pavarësisht argumenteve që mund të jepen personalisht nga studentët ose përfaqësuesit e studentëve (Këshilli studentor apo Parlamenti studentor), pas mbylljes së afatit si më sipër, asnjë kërkesë nuk do të merret në shqyrtim për rihapje të SEMS-it për vitin akademik 2020/21.

Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21, për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar, do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe mbeten në fuqi. Regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me vendimin e qeverisë nr.02/64 të datës 12.2.2021.