Konkurs - instruktorë për kursin e skijimit

20 Janar 2022
SHARE

Shpallet konkurs për 20 instruktorë për kursin e skijimit i cili do të mbahet në muajin mars në Brezovicë ku do të trajnohen nxënësit e klasëve të shtata, të shtatë rajoneve të Kosovës.

 

Kushtet e aplikimit:

  • Aplikuesi duhet ta ketë të përfunduar nivelin Baçelor apo Master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit
  • Përparësi do të kenë aplikuesit që kanë notë të lartë gjatë studimeve në lëndën e skijimit

 

Konkursi do të jetë i hapur nga data 20.01.2022 deri me datë 27.01.2022 dhe aplikuesit duhet ta dërgojnë CV-në e tyre në emailin e Fakultetit [email protected]

 

Nga Dekanati.