Sesion informues për maturantë - informohu rreth studimeve në UP

26 Maj 2022
SHARE

Të dashur maturantë,

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ju fton t’i bashkoheni sesionit informues virtual, ku do të mund të njiheni nga afër me mundësitë dhe programet e studimit që i ofron UP-ja, në mënyrë që të përcaktoheni drejt një karriere adekuate profesionale. Sesioni do të mbahet përgjatë datave 6-9 të muajit qershor 2022.

Përmes këtij sesioni, ju do të mësoni më shumë rreth procesit të aplikimit, programeve studimore, praktikave të ndryshme për studentë, bashkëpunimeve ndërkombëtare, bursave dhe shumë mundësi të tjera. Për informatat thelbësore rreth programeve studimore të UP-së, kliko linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,143

Ndërkaq, për të ju bashkuar sesionit informues, ndiq linkun:  https://zoom.us/j/99144280393?pwd=anlraXVjTDZGMHJVQXkwZ2ZVS2hSQT09

Për agjendën e plotë, klikoni KËTU.

Ju mirëpresim!