Ftesë për Tirana SUP Cup 2022

05 Shtator 2022
SHARE

Albanian Water Sports është një shoqatë sportive e krijuar nga viti 2007 nga dashamirës të përkushtuar dhe me përvojë, për të promovuar dhe mbështetur stilin e jetës së shëndetshme dhe zhvillimin e turizmit nëpërmjet aktiviteteve sportive ujore në të gjithë Shqipërinë.
Stand-up Paddling është një nga aktivitetet tona kryesore përmes të cilit zbulojmë bukuritë e Shqipërisë dhe angazhohemi në aktivitete të shëndetshme sportive. Gjatë viteve të fundit ne kemi bashkëpunuar me universitete dhe shkolla për të promovuar këtë sport mes studentëve dhe për të organizuar gara mes pjesëmarrësve.


Më 24 shtator 2022, në Liqenin e Farkës në Tiranë, ne organizojmë garën rajonale Stand-Up Paddling (SUP): Tirana SUP Cup 2022. Gara ka një gjatësi prej 3000 metra (3 km) dhe është në të ftohen të marrin pjesë të rinj dhe të reja nga rajoni, me përvojë të mirë në stand-up paddling.
Për fituesit do të shpërndahen çmime dhe ky aktivitet mbështetet nga programi Tirana Kryeqyteti Rinor Evropian 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.


Dëshërojmë të ftojmë me kënaqësi studentët me përvojë në SUP nga institucioni juaj që të marrin pjesë në këtë aktivitet dhe Ju lutemi ta përcillni këtë ftesë pranë komunitetit të studentëve tuaj. Të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohen drejtpërdrejt në aktivitet duke ndjekur linkun vijues dhe njoftimet në faqen tonë të internetit dhe mediat sociale:
https://albanianwatersports.com/2022-tirana-lake-students-race-registration/.

 

Ftesë Tirana SUP Cup 2022                        Invitation Tirana SUP Cup 2022

 

ALBANIAN WATER SPORTS & TOURISM