U festua 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

30 Nëntor 2022
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës, me 28 nëntor, ishte nikoqir i një delegacioni nga Universiteti i Tiranës.

Të dyja universitetet, së bashku me Federatën e Sportit Universitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, organizuan program artistik, për shënimin e përvjetorit të 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas shfaqjeve artistike, studentët garuan në Futsall (M) dhe Vojelboll (F), për nder të festës së flamurit.

Programi i organizuar filloi në ora 10:00, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, UP.

Video