Kampionati zyrtar botëror i aeroplanëve të letrës në bashkpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit po kthehet dhe është gati të fillojë!

12 Mars 2022
SHARE

Kampionati më i madh në botë i aeroplanëve të letrës është kthyer! Në garën Red Bull Paper Wings, ideja është shumë e thjeshtë dhe e zgjuar: Pa kerozine. Pa motorë. Duke përdorur një letër të formatit A4, pjesëmarrësit duhet ta krijojnë një aeroplan të letrës dhe ta fluturojnë atë në distancën më të gjatë, ta mbajnë sa më gjatë në ajër apo ta fluturojnë në mënyrë më artistike të mundshme në ajër. Secili shtet i shpallë fituesit nacionalë në tri kategori, ku pastaj fituesit nacionalë nga më shumë se 60 shtete ftohen në Finalen Botërore të Red Bull Paper Wings në Austri, për t’u shpallur kampionët botërorë të vitit 2022.

Kategoritë

Eventi e organizon turneun në tri kategori: Kategoria e Distancës më të gjatë dhe Qëndrimit më të gjatë në ajër mbahen në eventet kualifikuese, ndërkaq dy pilotët fitues të distancës më të gjatë dhe qëndrimit më të gjatë në ajër avancojnë për në Finalen Botërore. Kategoria e tretë është ajo e Aerobatikës, e cila për herë të parë i përcakton finalistët nacionalë online në platformën e rrjeteve sociale Instagram.

  • Distanca më e gjatë: Për të pasur sukses, pilotët duhet të jenë të aftë ta fluturojnë aeroplanin e tyre nga letra në distancë më të gjatë sesa çdo garues tjetër. Në Finalen Botërore të vitit 2019, Jake Hardy nga ShBA kishte arritur një distancë prej 56.61 metrave.
  • Qëndrimi më i gjatë në ajër: Pilotët duhet t’i palosin aeroplanët e tyre nga letra duke siguruar dinamikën e duhur për ta mbajtur aeroplanin e letrës më së gjati në ajër. Në vitin 2019, Cameron Clark nga Australia kishte shënuar fitore duke e mbajtur aeroplanin e letrës në ajër për 13.33 sekonda!
  • Aerobatika: Kjo kategori ka të bëjë gjithçka me performancat kreative – në finalen e vitit 2019, Kateryna Ahafonova nga Ukraina  ishte vlerësuar me një 10-she të përsosur për performancën e saj kreative me aeroplan të letrës. Pilotët e kësaj kategorie nuk kanë nevojë të shfaqen në eventin kualifikues. Në vend të kësaj, ata duhet të bëhen kreativë në shtëpitë e tyre me aeroplanët e letrës dhe t’i ndajnë performancat dhe mjeshtërinë e tyre në Instagram. Detaje për këtë kategori, duke përfshirë mënyrën e regjistrimit, ju mund t’i gjeni në uebsajtin https://paperwings.redbull.com/xk-sq/aerobatics/xk  

Eventet kualifikuese në (Regjion dhe Linku)

Pilotët që synojnë një vend në Finalen Botërore e kanë mundësinë e tyre për titujt nacional në Distancën më të gjatë dhe Qëndrimin më të gjatë në Ajër në eventet kualifikuese që mbahen në:

- Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, Prishtinë, 24 Mars 2022, në orën 13:00 https://paperwings.redbull.com/xk-sq/event/244
- Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, Prishtinë, 31 Mars 2022, në orën 17:00

https://paperwings.redbull.com/xk-sq/event/245