Inaugurohen terenet sportive pranë FEFS

17 Qershor 2022
SHARE

Me date 16.06.2022 duka filluar nga ora 19:00 eshte bere inaugurimi i tereneve sportive ne ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. 

Të pranishem ishin: 
Rektori i Universitetit të Prishtines Prof.Dr.Naser Sahiti
Dekani i fakultetit Filozofik Prof.Dr.Dashamir Berxhulli
Dekani i fakultetit të Arteve Prof. Dr. Hazir Haziri
Dekani i fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Avni Puka
Dekani i fakultetit Ekonomik Prof. Asoc. Dr. Driton Balaj
Dekani i fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi
Kryetari i komunes se Prishtines Perparim Rama
Drejtori për Kulturë Rinise dhe Sportit ne komunen e Prishtines Granit Rugova
Kryetari i Komitetit Olimpik Ismet Krasniqi
Ish kampioni në Karate Enver Idrizi

Gjithashtu ishin të pranishëm profesore dhe rreth 300 studentë. 

Të lumtur për përurimin e hapësirave të reja për studentët u shprehen rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, dhe dekani i FEFS-it, prof. asoc. dr. Musa Selimi.

Rektori Sahiti theksoi se kjo hapësirë e re do t’u mundësojë studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të praktikojnë aftësitë e tyre, ndërkaq do të shërbejë edhe si hapësirë rekreative për të gjithë studentët e UP-së.

Ndërkaq, dekani Selimi tha se i tërë procesi deri tek inaugurimi i fushave nuk ka qenë i lehtë, por e gjithë kjo sfidë ka sjellë për studentët një hapësirë të nevojshme, por edhe të bukur për kampusin në përgjithësi.

Punën e realizuar e përgëzoi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi.

Ku më pas u shpërndan mirënjohje për studenten Donjeta Sadiku e cila fitoi medaljen e bronztë në kampionatin botëror në Stamboll, si dhe u shperndanë mirenjohje për studentet e Fakultetit të Arteve të cilët dizajnuan dhe pikturuan terenet sportive pranë FEFS.
Krejt në fund u zhvilluan aktivitete sportive si ne basketboll, volejboll, tenis edhe futsall.

Shkarko të gjitha fotografitë e inaugurimit.

Nga Dekanati.