Ekipet nga FEFS kampion në dy disiplina në Ligën Universitare

23 Qershor 2022
SHARE

Sot me ceremoni simbolike u shënua mbyllja e Ligave Universitare e organizuar nga FSUNK. 

Nën moton “Bëjë kampion Universitetin” studentët garuan në disiplina të ndryshme. Triumfuesit ishin:

  • Futsall: Universiteti i Prishtinës - FEFS
  • Basketboll 3x3: Universiteti i Prishtinës - FEFS
  • PingPong: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (F) dhe Kolegji AAB (M)

Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Universitetin e Prishtinës, njëherësh anëtar i bordit drejtues të FSUNK-së, uroi fituesit dhe tha që edhe këto gara kanë pasur vështirësitë e tyre, pikërisht edhe për shkak që janë zhvilluar pas heqjes së kufizimeve nga pandemia, por përkundër kësaj, ofruan një hapësirë argëtuese për të rinjtë.

 

Nga Dekanati.