KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE

12 Korrik 2022
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2022/2023.

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrohen 100 studentë të rregullt(70 meshkuj dhe 30 femra).

Aplikimi online nis nga sot më datë 12.07.2022 dhe zgjat deri më datë 19.07.2022, në ora 16.00.

Perveq dokumenteve të listuara në konkurs, aplikanti duhet që:

  • të sjellë edhe dy fotografi te formatit 6cm x 4cm(sikurse të pasaportës).
  • Të sjellin dëshminë per kontrollë shëndetësore, ku orari i kontrollimeve shëndetësore për studentët që konkurojnë në FEFS është prej orës 08.00 deri në 10.00 dhe prej orës 11.00 deri në 14.30 në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

    Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive tani ndodhet në lokacionin e ri, gjegjësisht në ndërtesën e re, rreth 200 metra para arritjes te Spitali Amerikan

    Aplikantët që vijnë të kontrollohen duhet të kenë lëtërnjoftimin dhe dokumentet a aplikimit për FEFS.

Tabela e poentimit, kliko këtu.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU..

Apliko online, kliko KËTU

Suksese!

#BëhuUP