Dogana e Kosovës ofron një mundësi të mirë testimi online sipas standardeve ndërkombëtare dhe po ashtu ofron mundësinë për t'iu bashkuar një paratestimi.
Fushat e testimit përfshijnë profilet si në vijim:
- Njohuri rreth ekonomisë,
- Legjislacionit dhe administratës publike,
- Të menduarit logjik-numerik,
- Arsyetimi numerik,
- Dhe njohuri të përgjithshme rreth doganës.
Aplikimi është i hapur për: 150 studentë absolventë - Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe Shkencat Kompjuterike (30 studentë/nga secili), fakultetet e tjera gjithsej 60 studentë.- Secili grup duhet të ketë 50% femra.
Testimi do të mbahet në Drejtorinë e Doganës me datë 26 - 27 mars, 2- 3 prill dhe 16 - 17 prill 2024.
Kohëzgjatja e testimit: deri në 5 orë, duke filluar nga ora 9:30.
Përmbajtja e testimit: Prezantim & 6 teste me nga 60 pyetje.
Për regjistrim, ndiqeni linkun në vazhdim: Testimi i njohurive profesionale (google.com)