Ka filluar realizimi i matjeve dhe testimeve, pjesë e projektit hulumtues Statusi i rritjes dhe zhvillimit te femijeve te Arsimit Fillorë në shtatë regjionet e Kosovës

30 Mars 2024
SHARE

Ky fillim i realizimit të mbledhjes së të dhënave nga terreni është edhe pilotim i matjeve dhe testimeve me qëllim qe të reflektohet dhe të shikohet puna e mëtejme. 
Me ketë rast duam ti shprehim mirënjohje dhe falënderime shkollës nikoqire e cila na ofroi përkrahje dhe mbështetje në realizimin e kësaj dite të rëndësishme për fillimin e mbarë të punës në terren!
I përgëzojmë edhe grupin punues (hulumtues të rinjë), studentët tanë si dhe anëtarët e stafit akademik të cilët ishin pjesë e këtyre aktiviteteve , për gatishmërinë dhe përkushtimin që krahas realizimit të matjeve dhe testimeve,  ju dolën në krahë edhe studentëve pjesëmarrës me udhëzimet e domosdoshme për realizimin e punës në terren.
P. S. Matjet dhe testimet janë instrumente standarde me protokol të kjartë, të cilat janë të përshtatshme për grupmoshat e testuara dhe nuk paraqesin asnjë akt që bie ndesh me deklaratën e Helsinkit lidhur me konfidencialitetin, shëndetin dhe integritetin e secilit pjesëmarrës në hulumtim!

Urojmë që realizimi i projektit të na shkojë mbarë dhe suksese ekipit hulumtues në vazhdim të zbatimit të projektit!
Urime!