Të dashur maturantë dhe studentë,
Ju njoftojmë me kënaqësi se Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.
Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.
Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.
Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një universiteti me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim.
Për më shumë informata dhe për të lexuar konkurset, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2025-2026
Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2025-2026