Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2025, ka miratuar kërkesën e Parlamentit Studentor për uljen e pragut të kalueshmërisë me 10% për regjistrimin në vitin pasues të studimeve për studentët e vitit të parë. Në vitin akademik 2024/25, me vendim të Senatit, kushti i kalueshmërisë për studentët e vitit të parë ishte i përcaktuar në 60% të kredive, ndërsa për vitin akademik 2025/26 ky prag do të jetë 50% e kredive, në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prishtinës.
Njoftim - Senati i Universitetit të Prishtinës ul pragun e kalueshmërisë për studentët e vitit të parë nga 60% në 50% të kredive