Të nderuar studentë,
Njoftoheni se, me kërkesë të menaxhmentit qendror të Universitetit të Prishtinës, sistemi ‘SEMS’ është hapur për paraqitjen e ‘kërkesave për rivlerësim’ (afati i nëntorit).
Në SEMS është funksionalizur “Kërkesë për rivlerësim”, përmes të cilit studentët do të kenë mundësi të paraqesin maksimalisht një (1) provim.
Dinamika e realizimit të këtij afati është:
· Paraqitja e provimeve bëhet nga data 22–24 dhjetor;
· Provimet realizohen nga data 25-28 dhjetor;
· Periudha e notimit të zhvillohet nga data 29–31 dhjetor.
Luteni që për lëndën ku keni paraqitur provimin, të koordinoheni me profesorët e lëndës për ta realizuar provimin brenda datave 25-28 dhjetor.
Suksese!