Takimi i Bordit Industrial në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit u mbajt me sukses më datë 21.09.2023 me qëllim të lidhjes së industrisë me tregun e punës, punësimin e studentëve dhe krijimin e programeve të reja. Takimin e hapi Rektori i Universitetit, Z. Qerim Qerimi, i cili shprehu vlerësimin e tij për kontributin dhe idetë e trupës këshilldhënëse të prezantuar në këtë takim.
Pas fjalës së Rektorit, Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit, Z. Musa Selimi, falenderoi trupën këshilldhënëse për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin e fakultetit. Dekani theksoi rëndësinë e lidhjes së ngushtë me industrinë dhe tregun e punës për të siguruar një përvojë më të pasur për studentët dhe për të zhvilluar programe më të përshtatshme të edukimit.
Gjatë takimit, kryetari i Bordit Industrial, Z. Blernd Stavileci, dhe nënkryetari, Z. Besim Aliti, prezantuan idetë dhe sugjerimet e tyre për të përmirësuar lidhjen midis fakultetit, industrisë dhe tregut të punës. Ata gjithashtu diskutuan për mundësitë e punësimit të studentëve dhe hapat për të krijuar programe të reja që do të përgatitnin studentët për sfidat e tregut të punës.
Takimi i Bordit Industrial ishte një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit midis fakultetit dhe industrisë, duke ofruar më shumë mundësi për zhvillim dhe punësim të suksesshëm për studentët tanë. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe të Sportit vlerëson kontributin e çdo pjesëmarrësi në këtë takim dhe është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin në të ardhmen.
Nga FEFS.