Mbahet ligjërata me temën Metodologjia Kërkimore në FEFS nga Prof. Dr. Barbara Wessner

11 Janar 2024
SHARE

Me date 10.01.2024 ne Amfiteatrin e Fakultetit te Edukimit Fizik dhe Sportit eshte organizuar ligjeratë nga ekspertja e njohur nga Universiteti i Sportit në Vjenë, Prof. Dr. Barbara Wessner. Tema e ligjeruar ishte: Metodologjia Kërkimore.

Ku më pastaj në ambientet e rektoratit, prorektorja për ndërkombëtarizim, prof. Basha Jakupi, dekani i Edukimit Fizik dhe i Sportit prof. Selimi, priten në takim dy ekspertë të njohur nga Universiteti i Sportit në Vjenë, z. Harald Tchan dhe znj. Barbara Wessner.
Në takim u diskutua rreth mundësisë së zhvillimit të një programi të ri master në fushën e edukatës fizike dhe sportit në gjuhën angleze në UP.

Z. Tchan dhe znj. Wessner, të ftuar nga UP-ja  për të ndarë eksperiencën e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit, kanë shprehur interesin e tyre për të kontribuar në këtë projekt të rëndësishëm për avancimin e arsimit dhe sportit në Kosovë.

Gjatë takimit, është diskutuar për vizionin dhe objektivat e mundshme të këtij programi të ri master, duke përfshirë strukturën e kursit, tematikën, dhe metodologjinë e mësimdhënies. Procesi i diskutimit ka përfshirë edhe shqyrtimin e nevojave të mundshme të studentëve, përfshirë aspektet e financimit dhe mbështetjes së tyre për këtë program.

Takimi ka përfunduar me një vullnet të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin. Pas takimit, është vendosur që një grup punues i përbashkët të hartojë një plan të detajuar dhe një propozim konkret për programin e ri master.

Ky projekt synon të forcojë dhe të diversifikojë ofertën akademike në UP, duke hapur mundësi të reja për studentët dhe kontribuuesit e fushës së edukatës fizike dhe sportit.

Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë i përkushtuar në ndërkombëtarizim dhe zhvillim akademik, dhe kjo nismë e re shpall një hap pozitiv drejt arritjes së këtyre qëllimeve.