Studentja e FEFS Donjeta Sadiku sot arriti normën olimpike në boks

09 Mars 2024
SHARE

Studentja e Universitetit të Prishtinës, respektivisht Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit Donjeta Sadiku, sot arriti normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.
Donjeta Sadiku siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Donjeta Sadiku arriti të siguroi normën olimpike për LO PARIS 2024.
Të lumtë Donjeta Sadiku për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.