U organizua panel diskutimi për lojë fer dhe të pastër pa doping

26 Mars 2024
SHARE

Sot, më datë 26 Mars 2024, KosADA dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizuan një panel diskutimi të rëndësishëm për lojën e pastër dhe pa doping. Paneli u mbajt në Sallën e Bibliotekës Universitare, me fillim në ora 14:00. Panelistët e ftuar ishin z. Sebastien Gillot, Drejtor i WADA për Evropë, dhe z. Janko Dvorsak, Drejtor i SLOADO, e udhëhequr nga Dr. Bernard Tahirbegolli. Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë, përfaqësues të federatave dhe studentë, të cilët kishin mundësinë të diskutonin dhe të merrnin njohuri të reja në lidhje me përpjekjet kundër dopings në sport. Diskutimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt promovimit të një mjedisit të pastër sportiv dhe sensibilizimin e publikut për këtë çështje të rëndësishme.