Sot, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit u pritën, drejtuesit dhe mësimdhënësit e Universitetit të Sportit të Tiranës. Takimi u realizua në kuadër të projektit SHAPE ku UP - FEFS dhe UST janë partnerë. Në takim u diskutuan tema me rëndësi, jo vetëm për projektin SHAPE, por edhe për bashkëpunimin dhe ndërveprimin e përgjithshëm drejt zhvillimit dhe avancimit të edukimit fizik dhe sportit në përgjithësi!
Në takim, ndër të tjera, u diskutua edhe rreth rishikimit të plan-programeve të studimeve, nevojave për përmirësime dhe shtimin e programeve të reja sipas kërkesave të tregut të punës,mundësin e mobiliteteve nder student dhe profesor, si dhe tema tjera që lidhen me thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar duke synuar perspektivën e studentëve tanë.