Vizitë e rëndësishme në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

18 Tetor 2024
SHARE

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), sot patëm nderin të presim krerët më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK): z. Ismet Krasniqi, Kryetar, z. Milaim Kelmendi, Nënkryetar dhe z. Besim Aliti, Sekretar i Përgjithshëm.

Një takim me rëndësi kruciale që vendos themele të reja për sportin kosovar!

🏅 FEFS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë krijuar një partneritet të fuqishëm, të gatshëm për të sjellë ndryshime rrënjësore në edukimin dhe zhvillimin e kuadrove sportive. Gjatë këtij takimi, u hodhën bazat për projekte madhore, që do të prekin jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e edukimit fizik dhe sportit në vend!

Disa nga pikat kyçe të diskutuara ishin:

-Edukimi i kuadrove sportive, duke u siguruar që gjeneratat e reja të kenë ekspertizën më të lartë,

-Bashkëpunimi strategjik në projekte të përbashkëta për të forcuar pozitën tonë në arenën ndërkombëtare,

-Lojërat Mesdhetare 2030, që do të mbahen në Kosovë – një mundësi e jashtëzakonshme për ta shndërruar vendin tonë në qendër të sportit botëror, dhe shumë projekte të tjera ambicioze që do të sjellin inovacion dhe sukses në çdo disiplinë sportive.

Ky takim shënon fillimin e një epoke të re drejt fuqizimit dhe bashkëpunimit tonë për zhvillimin e sportit dhe edukimin fizik në Kosovë .

E falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe drejtuesit e tij për një vizitë tejet të rëndësishme në ambientet e Fakultetit tonë.

 

Nga FEFS