Vazhdojnë takime të shumta në FEFS

16 Dhjetor 2024
SHARE

Sot me date 16.12.2024, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit pati kënaqësinë të mirëpresë një vizitë të rëndësishme nga Dekani i Fakultetit të Sportit të Universitetit të Lublanës, Prof. Dr. Milan Žvan.

Gjithashtu, mikpritëm edhe kolegë e miq nga Elbasani, të cilët ndanë me ne përvoja dhe ide të frytshme për zhvillimin e arsimit dhe sportit.

Takime të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar, si dhe në shkëmbimin e njohurive e përvojave për avancimin e edukimit fizik dhe sportit.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe diskutimet frymëzuese!