Salla e FEFS me pamje dhe funksionalitet të ri

30 Qershor 2025
SHARE

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës, si dhe kontributit të veçantë të kryetarit z. Bahri Gjinovci, salla e FEFS ka marrë një pamje moderne, funksionale dhe tërësisht të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Kjo sallë, përveç që ofron kushte të shkëlqyera për procesin mësimor dhe aktivitete sportive, tashmë është e gatshme edhe për organizimin e konferencave shkencore, trajnimeve, seminareve dhe ngjarjeve të tjera akademike e sportive, duke e bërë atë një hapësirë multifunksionale në shërbim të studentëve, stafit dhe komunitetit të sportit.