Konkurs për pranimin e studentëve master 2025/2026

01 Korrik 2025
SHARE

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë me kënaqësi se Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin  master për vitin akademik 2025/2026. 

Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një universiteti me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim. 

Për më shumë informata dhe për të lexuar konkurset, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Aplikimet janë të hapura nga data 30 qershor 2025 deri më 11 korrik 2025 në orën 14:00.

Apliko duke klikuar në linkun: https://apliko.uni-pr.edu/

Për të marrë informata tjera, shkarko konkursin e plotë duke klikuar në linkun: Shkarko konkursin Master