SUKSES I RRADHËS PËR FAKULTETIN E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTIT!

03 Korrik 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit në Universitetin e Prishtinës vazhdon të dëshmojë cilësinë dhe përkushtimin e tij shkencor, katër projekte të këtij fakulteti janë përzgjedhur si përfitues të financimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për vitin 2025, në kuadër të thirrjes për projektet e vogla shkencore!

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të kontratave, të zhvilluar në prani të Ministres në detyrë znj. Arbërie Nagavci dhe Zëvendësministrit z. Arsim Ademi, Fakulteti ynë u përfaqësua me krenari si një ndër njësitë akademike më të suksesshme për nga numri i projekteve të miratuara.

Ky është një tregues i qartë i angazhimit serioz të stafit tonë akademik në kërkime shkencore, si dhe i vlerësimit të lartë institucional që i bëhet fushës së sportit dhe edukimit fizik në zhvillimin shoqëror, shëndetësor dhe edukativ të vendit.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për zhvillimin e qëndrueshëm të edukimit fizik dhe sportit në vend.

Faleminderit MAShTI për besimin dhe mbështetjen!