Takimi i radhës mes Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit dhe Shoqatës Alumni

28 Gusht 2025
SHARE

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit është mbajtur takimi i radhës me Shoqatën Alumni të fakultetit tonë.

Në këtë takim u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për projektet e reja ku Fakulteti dhe Shoqata Alumni do të jenë partnerë aktivë.

Përgëzojmë anëtarët e bordit të shoqatës për angazhimin dhe punën e tyre të vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e rolit të Fakultetit tonë në komunitet dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të tij në arenën shoqërore e sportive.