Më 7 shkurt 2025, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit mori pjesë në trajnimin online të organizuar në kuadër të projektit SHAPE, me temë “Ekosistemi Digjital”. Trajnimi u mbajt nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe kishte për qëllim prezantimin e konceptit të ekosistemit digjital, rolin e Moodle dhe mjeteve të tjera digjitale, si dhe planin e zbatimit dhe hapat e ardhshëm.
Gjatë trajnimit u zhvillua një demonstrim praktik në platformën Moodle nga Prof., ku u shfaqën mënyrat e vetë-regjistrimit të pjesëmarrësve në kurse, përdorimi i çelësave të regjistrimit, menaxhimi i roleve dhe opsioneve të ndryshme për administrimin e përmbajtjes. Ky demonstrim u pasua nga një punëtori interaktive, diskutime dhe shkëmbim përvojash ndërmjet pjesëmarrësve nga universitetet partnere.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga disa institucione akademike:
-
Prof. Barbara Wessner, Universiteti i Vjenës
-
Prof. Harald Tschan, Universiteti i Vjenës
-
Prof. Masar Gjaka, UBT
-
Prof. Fadil Mamuti, Universiteti i Tetovës
-
Prof. Betim Gashi, UBT
-
Shaban Ukshini, Universiteti i Prishtinës – FEFS
Pjesëmarrja në këtë trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve digjitale të fakultetit dhe integrimit të mjeteve inovative në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies.
