Më datë 25 gusht 2025, në orën 10:00, në hapsirat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit u mbajt prezantimi i platformës online mbi Ekosistemin Digjital, pjesë e projektit ndërkombëtar SHAPE – Sport, Health, and the People.
Gjatë këtij prezantimi, stafi i Fakultetit pati mundësinë të njihet nga afër me funksionalitetet e platformës, e cila është e qasshme në linkun: moodleshapewb.ubt-uni.net.
Në kuadër të demonstrimit, u theksuan disa nga mundësitë që ofron platforma.
