Atmosferë emocionuese në pritjen e studentëve të rinj në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

16 Shtator 2025
SHARE

Ceremonia e pritjes së studentëve të rinj në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit u zhvillua me një atmosferë të veçantë festive, ku emocionet dhe energjia pozitive e bënë ditën të paharrueshme.

Në kuadër të programit, studentët tanë aktualë shkëlqyen me paraqitjet e tyre, duke dhënë shembullin më të mirë të angazhimit, përkushtimit dhe talentit që mbartin. Ata treguan vlerat e vërteta të FEFS-it dhe ishin dëshmia më e qartë e cilësisë së këtij fakulteti.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë edhe mirënjohje për kontribuesit tanë të dalluar, ndërsa një vend të veçantë zuri nderimi për ish-dekanët e fakultetit, të cilët u vlerësuan për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin e institucionit.

Krenarë për studentët tanë – të rinj e aktualë – që me punën dhe entuziazmin e tyre e bëjnë fakultetin tonë të jetë një vatër e vërtetë e dijes dhe sportit.

Na priftë e mbara në këtë vit të ri akademik!