Stafi akademik i FEFS së bashku me disa studentë e studente të fakultetit mbajtën ligjërata sot me nxënësit e kësaj shkolle , duke trajtuar dy tema me rëndësi të veçantë për zhvillimin e tyre:
· Noti në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies
· Të ushqyerit e shëndetshëm
Këto ligjërata kishin për qëllim të ofrojnë njohuri praktike dhe teorike që i ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë zakone të shëndetshme dhe të qëndrueshme jetësore.
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit shpreh mirënjohje të veçantë për stafin mësimdhënës të shkollës “Faik Konica”, dhe në mënyrë të posaçme për drejtoreshën Kaltrina Leci, e cila u tregua profesionale dhe mikpritëse gjatë gjithë aktivitetit




