West Balkan Week of Sport ka vazhduar aktivitetet sot me “Sport Forum 2025”

26 Shtator 2025
SHARE

Në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë u mbajt Sport Forum 2025, aktivitet ky i organizuar në kuadër të EWOS. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit mori pjesë si partner i projektit SHAPE, në kuadër të së cilit po zhvillohet edhe West Balkan Week of Sport e cila realizohet në bashkëpunim me partnerët e SHAPE, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), si dhe institucione të tjera vendore e ndërkombëtare.

Sport Forum 2025 mblodhi përfaqësues nga:

  • Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit,
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
  • Komiteti Olimpik i Kosovës,
  • Partnerët e projektit SHAPE,
  • Profesorë, gazetarë dhe studentë.

Forumi përfshiu dy panele diskutimi me tema aktuale dhe me rëndësi për zhvillimin e sportit:

Diskutim Paneli 1: Inteligjenca Artificiale në Sport

Tema: Inteligjenca Artificiale në Sport: Mundësi për Performancë dhe Sfida Etike

Pikat kryesore të diskutimit:

  • Përdorimi i AI-së për përmirësimin e performancës: analiza e të dhënave të lojtarëve, monitorimi i lodhjes dhe parashikimi i lëndimeve.
  • AI dhe shëndeti i sportistëve: personalizimi i trajnimit dhe ushqimit sipas gjendjes fizike.
  • E ardhmja e sportit: a do ta zëvendësojë AI trajnerin apo do të mbetet një mjet mbështetës?
  • Etika dhe barazia: rreziku i krijimit të pabarazive kur teknologjia e avancuar përdoret vetëm nga ekipet e pasura.

Diskutim Paneli 2: Aktivitetet fizike dhe sporti si faktorë kyç në promovimin e shëndetit të njeriut

Tema: Sporti dhe Rekreacioni si Motor i Tranzicionit të Gjelbër: Rrugë të Qëndrueshme për një Stil Jete të Shëndetshëm

Pikat kryesore të diskutimit:

  • Roli i sportit dhe rekreacionit në promovimin e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore.
  • Aktivitetet në natyrë dhe rekreacioni i bazuar në mjedis si nxitje për vlerësimin e ekosistemeve.
  • Integrimi i praktikave miqësore me mjedisin në infrastrukturën dhe ngjarjet sportive.