FEFS-SHAPE/Fundjavë e mbushur me aktivitete sportive

29 Shtator 2025
SHARE

Gjatë kësaj fundjave, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të “West Balkan Week of Sport”, duke realizuar një sërë ngjarjesh sportive në kuadër të projektit SHAPE, përfshirë edhe pjesëmarrjen në “Park Run and Walk” në Parkun e Gërmisë, me synimin për të përçuar mesazhin se sporti është për të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, racës apo nivelit të përgatitjes fizike.

“Park Run and Walk” përfshiu vrapim dhe ecje në natyrë, duke krijuar një atmosferë pozitive, të hapur dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit – studentë, qytetarë dhe dashamirë të sportit.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte promovimi i një jetese të shëndetshme dhe aktive, si dhe nxitja e përfshirjes së komunitetit – veçanërisht të të rinjve dhe studentëve në mënyrë që sporti dhe aktiviteti fizik të bëhen pjesë e përditshmërisë së tyre.