Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit është mbajtur një takim i rëndësishëm me ekipin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), nga Divizioni i Monitorimit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi dhe diskutimi rreth procesit të monitorimit që realizohet gjatë këtij viti akademik, në përputhje me Rregulloren nr. 04/2025 për Monitorim dhe Procedura Pasakredituese të AKA-së.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm dhe konstruktiv mbi mënyrën e zbatimit të standardeve dhe rregulloreve përkatëse të akreditimit, si dhe mbi rolin e bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Menaxhmenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe për zbatimin e të gjitha kërkesave dhe udhëzimeve të dala nga rregulloret përkatëse.

