Ndarja e Certifikatave për Studentët që Kontribuan në "West Balkan Week of Sport"

21 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit u ka ndarë certifikata  studentëve të cilët u angazhuan dhe kontribuan në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet e realizuara gjatë "West Balkan Week of Sport".

Kjo javë e veçantë e sportit, që bashkoi të rinjtë në aktivitete të ndryshme sportive dhe promovuese, u zhvillua në kuadër të projektit SHAPE, në të cilin Fakulteti ynë është partner. Gjatë javës, studentët tanë luajtën një rol të rëndësishëm në organizim, mbështetje logjistike dhe promovimin e vlerave të shëndetit fizik dhe bashkëpunimit rajonal.

Perfshirja e studenteve ne projekte te tilla eshte synim parësor i yni duke u ofruar mundësi për zhvillimin personal dhe përfshirjen aktive të tyre në aktivitete vendore dhe  ndërkombëtare .