Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) mirëpriti profesoreshën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Megan Chawansky, e cila mbajti një ligjëratë për studentët e vitit të dytë të nivelit Bachelor, në kuadër të lëndës “Sociologji e Sportit”.
Gjatë ligjëratës, profesoresha Chawansky ndau përvoja dhe njohuri të vlefshme mbi rolin e sportit në shoqëri, barazinë gjinore, si dhe ndikimin e sportit në zhvillimin social e kulturor. Studentët patën mundësinë të diskutojnë e të shkëmbejnë mendime mbi tema aktuale që lidhen me sportin dhe shoqërinë bashkëkohore.
Ky aktivitet përbën një tjetër dëshmi të angazhimit të FEFS-it për të ofruar një arsimim cilësor dhe bashkëkohor, duke krijuar mundësi për bashkëpunime ndërkombëtare dhe eksperienca të reja akademike për studentët tanë.

