Në kuadër të projektit SHAPE, është mbajtur seminari i radhës, me ligjëratën e përgatitur nga profesori nga Vjena, Harald Tschan, dhe të konkretizuar e realizuar nga profesorët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) për studentët. Tema e ligjëratës ishte: “Exercise Therapy as an Accredited Sport Science Profession – Prevention / Rehabilitation / Exercise Therapy – Exercise is Medicine.”
Seminari kishte për qëllim informimin e studentëve mbi zhvillimet më të reja në fushën e mjekësisë sportive, me theks të veçantë në parandalimin, rehabilitimin dhe terapinë përmes ushtrimeve fizike. Ky aktivitet kontribuoi në rritjen e njohurive profesionale të studentëve dhe në ndërgjegjësimin për rëndësinë e ushtrimeve fizike si formë efektive të parandalimit dhe trajtimit shëndetësor.
