Kosova me përfaqësim në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 nga dy Studentët e FEFS, Kiana Kryeziu dhe Drin Koka

22 Janar 2026
SHARE

Me zemër plot krenari dhe emocion të veçantë mirëpresim kualifikimin e Kiana Kryeziut dhe Drin Kokës në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026!

Kjo arritje e madhe nuk është vetëm sukses personal i tyre, por një moment krenarie për familjet e tyre, për Fakultetin tonë dhe për gjithë vendin. Si studentë të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ata janë shembull i përkushtimit, disiplinës dhe besimit në ëndrrat e mëdha.

Kiana dhe Drini janë frymëzim për studentët tanë dhe për brezat që vijnë. Jemi jashtëzakonisht krenarë për ju dhe ju urojmë suksese në rrugëtimin olimpik!