Vlerësimi Kolegial në FEFS: Hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë në Mësimdhënie

12 Prill 2025
SHARE

Është realizuar vlerësimi kolegial nga mësimdhënësit e fakultetit tonë në lëndën “Teoria dhe Metodologjia e Stërvitjes Sportive”, që ligjërohet nga Prof. Assoc. Dr. Florian Miftari. Ky proces është zhvilluar në përputhje me standardet akademike dhe me qëllim të monitorimit dhe avancimit të cilësisë së mësimdhënies brenda fakultetit tonë.

Vlerësimi kolegial tashmë praktikohet në FEFS si pjesë e mekanizmave institucionalë për nxitjen dhe rritjen e cilësisë në procesin mësimor. Përmes këtij procesi sigurohet reflektim profesional, shkëmbim përvojash ndërmjet kolegëve dhe identifikim i praktikave më të mira pedagogjike, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të përmbajtjes dhe metodologjisë së ligjërimit.

Ky angazhim institucional dëshmon përkushtimin e FEFS ndaj standardeve të larta akademike dhe zhvillimit profesional të stafit mësimdhënës. Vlerësimi kolegial jo vetëm që forcon bashkëpunimin ndërmjet profesorëve, por gjithashtu garanton një përvojë më cilësore dhe më efektive të të nxënit për studentët.