FEFS për barazi dhe përfshirje në sport!

03 Nëntor 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ishte ndër 15 institucionet sportive dhe edukative që, së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, nënshkruan Deklaratën Ndërkombëtare “Brighton Plus Helsinki”

Një akt simbolik dhe praktik që afirmon përkushtimin tonë për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave në sport.

Kjo deklaratë, e iniciuar nga IWG Women and Sport, përfaqëson një angazhim global për ndërtimin e një kulture sportive gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.