Menaxhmenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) mbajti sot një takim me Prof. Rifat Latifi, drejtor i Qendrës së Kosovës për Kërkime, Simulim dhe Trajnim të Avancuar Mjekësor dhe Kirurgjikal në Universitetin e Prishtinës

16 Shkurt 2026
SHARE

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u arrit dakordim që në të ardhmen të zhvillohet një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Institutit të Shkencave të Sportit pranë Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Kosovës për Kërkime, Simulim dhe Trajnim të Avancuar Mjekësor dhe Kirurgjikal.

Ky bashkëpunim synon avancimin e kërkimit shkencor, zhvillimin e trajnimeve të avancuara, shkëmbimin e ekspertizës profesionale, si dhe ndërlidhjen e shkencave të sportit me mjekësinë bashkëkohore, në funksion të rritjes së cilësisë akademike dhe profesionale në Universitetin e Prishtinës.

FEFS vazhdon të jetë e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin e sportit, shëndetit dhe shkencës në vend.