Është mbajtur sot takimi i Komisionit për Studime i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit. Çështja kryesore në rendin e ditës ishte shqyrtimi i programeve të studimit: Bachelor në Edukim Fizik dhe Sport (240 ECTS) dhe Master për Trajner Sportiv (60 ECTS).
Gjatë takimit u diskutuan në detaje përmbajtja, struktura dhe përputhshmëria e këtyre programeve me standardet akademike dhe nevojat e tregut të punës. Pas shqyrtimit të plotë, të dy programet u miratuan me vota unanime nga anëtarët e komisionit.
Në takim të pranishëm ishin përfaqësues të menaxhmentit, koordinatori për zhvillim, mësimdhënës, përfaqësues të Këshillit të Studentëve, si dhe përfaqësues nga administrata etj