KRENARI NDËRKOMBËTARE PËR FEFS-in!

17 Prill 2026
SHARE

Sot u hapën solemnisht punimet e Konferencës së 24-të Ndërkombëtare të Akademisë Sportive të Malit të Zi — "Budva Sports Science, Medicine & Health Forum 2026: Innovations, Achievements, Synergy and Challenges – A Bridge to the Future" (16–19 prill 2026, Budva – Bečići).

Me nderim të veçantë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit i Universitetit të Prishtinës u shpërblye me Certifikatë Mirënjohjeje për partneritetin e shkëlqyer në organizimin e kësaj konference me peshë të madhe ndërkombëtare.

Njëkohësisht, edhe Dekani i fakultetit tonë, Prof. Florian Miftari, u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në Këshillin Organizativ të konferencës.

Ky është viti i dytë radhazi që FEFS qëndron si partner zyrtar i kësaj konference, një partneritet strategjik që po e pozicionon gjithnjë e më fuqishëm fakultetin tonë dhe Universitetin e Prishtinës në arenën ndërkombëtare të shkencave të sportit, mjekësisë sportive dhe shëndetit.

Falënderim i përzemërt për Akademinë Sportive të Malit të Zi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe në mënyrë të veçantë për Prof. Dusko Bjelica, President i Konferencës, për besimin, vizionin dhe mikpritjen e ngrohtë.

Partneritet që e forcon shkencën. Bashkëpunim që e ndërton të ardhmen.