Të dashur maturantë, me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025.
Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ju mund të aplikoni në Programin Edukim Fizik dhe Sport në të cilin do të pranohen 100 studentë, prej tyre 60 mashkuj dhe 40 femra.
Dokumentacioni i nevojshem për aplikim fizik është si në vijim:
a) Ekstrakti i lindjes (original) jo me i vjetër se 6 muaj;
b) Deftesat e te giitha klasave te shkolles se mesme (originale, dublikatë ose të noterizuara);
c) Diploma e kryerjes se shkolles së mesme (originale, dublikate ose e noterizuar);
d) Deftesa e matures, nese ka pasur provim të matures (originale, dublikatë ose e noterizuar);
e) Kopjen e leternjoftimit;
f) Fletëparaqitja e plotesuar shkarkohet gjate aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) per Konkurrim online permes internetit eshte: https://apliko.uni-pr.edu/
g) Deshmia mbi njohjen e shkollimit jashte vendit. Lista e institucioneve parauniversitare te licencuara ne vend, sigurohet në MASHT nga Administrata Qendrore e UP-se (nese kandidatet nuk mund ta sigurojnë kete deshmi gjate periudhes se aplikimit online, atehere deshmia mund te dorézohet me rastin e aplikimit fizik).
Kandidatët, para se të aplikojnë, duhet te sjellin nga 2 foto dhe dëshmi për kontrollë të Gjendjes Psiko-Somatike (gjendja shëndetesore, të folurit, të shikuarit, të degjuarit, konstruksioni trupor). Kontrolli mjekësor behet ne qendren Kombetare të Mjekësisë Sportive, në QKUK, pranë Stadionit "Ramiz Sadiku"
- Orari i kontrollimeve shëndetësore për studentët që konkurojnë në FEFS është prej orës 09.00 deri në 10.00 dhe prej orës 13.00 deri në 15.00 në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, prej datës 05 deri 16 Korrik 2024.
Për të marrë informata tjera, shkarko konkursin e plotë duke klikuar në linkun: Shkarko konkursin
Shkarko tabelën e poentimit per provimin pranues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, kliko Tabela e poentimit
Aplikimi do të jetë i hapur nga 4 korrik 2024 deri më datë 16 korrik 2024 në orën 16:00.
Vërejtje: Provimi pranues do të mbahet më datën 18 dhe 19 korrik 2024 duke filluar në ora 08:00.