Vizioni dhe Misioni i FEFS

VIZIONI

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit është institucion i arsimit të lartë,  i njohur dhe lider për profesionalizëm,  integritet,  mësimdhënie cilësore dhe hulumtime shkencore. Në harmonizim me nevojat e ekonomisë dhe të tregut,  vendosë dhe mirëmban standarde të cilësisë,  duke përkrahur mobilitetin dhe zhvillimin e karrierave akademike për Personelin dhe studentët,  duke e rritur numrin e partnerëve dhe duke iu bashkuar rrjetit të edukimit të lartë evropian.

MISIONI

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit është institucion publik i arsimit të lartë në Kosovë dhe njësi akademike e Universitetit të Prishtinës e angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime të aplikuara shkencore në lëmin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

FEFS ka për mision ofrimin e studimeve cilësore me studentin në qendër,  aftësimin,  kualifikimin,  përgatitjen e mësimdhënësve dhe stafit profesional duke ofruar mundësi të fitojnë njohuri,  kompetenca dhe aftësi komplekse të cilat rrisin konkurrencën e tyre në tregun vendor,  rajonal dhe ndërkombëtar të punës si në fushën e edukimit fizik ashtu edhe në fusha të tjera të shkencës sportive.

FEFS e përqendron profilin e vet arsimor dhe kërkimor për nevojat e vendit,  në aftësimin dhe mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve në lëmin sportive,  duke ofruar cilësi të ligjëratave,  ushtrimeve,  mësimeve praktike të terrenit,  punës hulumtuese aplikative në laboratorë,  teksteve mësimore,  projekteve hulumtuese me prioritet si dhe perspektivën afatgjate të tyre.

FEFS kultivon dhe promovon vlerat universale me qëllim që studentët të realizojnë ide inovative,  projekte kreative,  individ të socializuar me mendim kritik e qytetari të përgjegjshme.

Që nga viti 2001-2008 FEFS ka ofruar studime bazike tri vjeçare dhe studime dy vjeçare të nivelit master duke e zëvendësuar programin katër vjeçar bazik dhe atë dy vjeçar master (magjistraturë) të cilat ishin aplikuar më parë.