Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të doajenit të sportit kosovar, Izet Gjinovci

05 Gusht 2024
SHARE

Menaxhmenti, stafi akademik dhe studentët e Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), sot ndajnë dhimbjen me familjen Gjinovci, me Federaten e Hendbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetin sportiv në Kosovë e me gjerë për ndarjen nga jeta të doajenit të sportit Izet Gjinovci.
Me ndarjen nga jeta të Gjinovcit, jo vetëm hendbolli Kosovar, por edhe i gjithë sporti shqiptar kanë mbetur pa një njeri më të devotshim që njeh gjysmë shekulli i rezultateve në Hendbollin Kosovar.
FEFS-i, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjinovci dhe gjithë komunitetit sportiv.

 

5 Gusht, 2024. Prishtinë
Dekani, Prof.asoc.dr. Musa Selimi