Universiteti i Prishtinës shtyen datën e pranimit të aplikimeve për konkurset për pranimin e studentëve të rinj deri me datë 7 shtator!

05 Shtator 2024
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet themelore - bachelor në vitin akademik 2024/2025 🎓

Aplikoni në UP dhe bëhuni pjesë e një mjedisi akademik të pasur me shumë mundësi për rritje individuale dhe avancim në karrierë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. 

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ju mund të aplikoni në Programin Edukim Fizik dhe Sport në të cilin do të pranohen:

Dokumentacioni i nevojshem për aplikim fizik është si në vijim:
a) Ekstrakti i lindjes (original) jo me i vjetër se 6 muaj;
b) Deftesat e te giitha klasave te shkolles se mesme (originale, dublikatë ose të noterizuara);
c) Diploma e kryerjes se shkolles së mesme (originale, dublikate ose e noterizuar);
d) Deftesa e matures, nese ka pasur provim të matures (originale, dublikatë ose e noterizuar);
e) Kopjen e leternjoftimit;
f) Fletëparaqitja e plotesuar shkarkohet gjate aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) per Konkurrim online permes internetit eshte: https://apliko.uni-pr.edu/
g) Deshmia mbi njohjen e shkollimit jashte vendit. Lista e institucioneve parauniversitare te licencuara ne vend, sigurohet në MASHT nga Administrata Qendrore e UP-se (nese kandidatet nuk mund ta sigurojnë kete deshmi gjate periudhes se aplikimit online, atehere deshmia mund te dorézohet me rastin e aplikimit fizik).

Kandidatët, para se të aplikojnë, duhet te sjellin nga 2 foto dhe dëshmi për kontrollë të Gjendjes Psiko-Somatike (gjendja shëndetesore, të folurit, të shikuarit, të degjuarit, konstruksioni trupor). Kontrolli mjekësor behet ne qendren Kombetare të Mjekësisë Sportive, në QKUK, pranë Stadionit "Ramiz Sadiku"

  • Orari i kontrollimeve shëndetësore për studentët që konkurojnë në FEFS është prej orës 09.00 deri në 10.00 dhe prej orës 13.00 deri në 15.00 në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, prej datës 23 gusht deri 5 shtator 2024.

Për të marrë informata tjera, shkarko konkursin e plotë duke klikuar në linkun: Konkursi.

Shkarko tabelën e poentimit per provimin pranues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, kliko Tabela e poentimit

Aplikimi do të jetë i hapur nga 23 gusht 2024 deri më datë 7 shtator 2024 në orën 16:00, Vegza (linku) per aplikim online permes internetit eshte: https://apliko.uni-pr.edu/


Vërejtje: Provimi pranues do të mbahet  më datën 9 shtator 2024 duke filluar në ora 08:00.
 

Shkarko Tabela e poentimit.

 

Nga FEFS.