Njoftim për Vizitën e Rektorit dhe Prorektorëve në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

07 Shkurt 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit pati kënaqësinë të mirëpresë Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Arben Hajrullahu, si dhe prorektorët Prof. Assoc. Dr. Albana Qehaja Berisha, Prof. Assoc. Dr. Avni Hajdari dhe Prof. Dr. Naim Jerliu, në një vizitë të rëndësishme ku u diskutuan tema kyçe për të ardhmen e fakultetit dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit të Prishtinës.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte ndërtimi i objektit të ri të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, bazuar në nevojat dhe kërkesat programore të fakultetit, për të siguruar kushte më të mira për mësimdhënie, kërkime shkencore dhe zhvillimin e sportit universitar.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm të UP-së, përmes projekteve dhe bashkëpunimeve strategjike.

Falënderojmë Rektorin dhe Prorektoren/Prorektorët për vizitën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit!