Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23.
Perveq dokumenteve të listuara në konkurs, aplikanti duhet që:
- të sjellë edhe dy fotografi te formatit 6cm x 4cm(sikurse të pasaportës).
-
Të sjellin dëshminë per kontrollë shëndetësore, ku orari i kontrollimeve shëndetësore për studentët që konkurojnë në FEFS është prej orës 08.00 deri në 10.00 dhe prej orës 11.00 deri në 14.30 në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive
Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive tani ndodhet në lokacionin e ri, gjegjësisht në ndërtesën e re, rreth 200 metra para arritjes te Spitali Amerikan
Aplikantët që vijnë të kontrollohen duhet të kenë lëtërnjoftimin dhe dokumentet a aplikimit për FEFS.
Aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nis më datë 8 shtator 2022 dhe zgjat deri më datë 16 shtator 2022, në ora 16.00.
Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.
Apliko online, kliko KËTU
Tabela e poentimit, kliko këtu.
Suksese!